Republika e Kosovës ka refuzuae ekstradimin në Maqedoninë e Veriut të të akuzuarit në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviqit, njofton Insajderi.
Dokumentin për këtë vendim e shpalosi familjari Bedri Ajdari, përmes rrjetit të tij social Facebook.
Ndërsa bashkëngjitur në të shkruan: “A thua përse? Mos vallë pati fer gjykim për të akuzuarit tjerë që gjenden në Shkup, apo pati prova materiale që nuk ishin të sajuara?”.
“Organet e zhytura në Krim të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndikim në drejtësinë e pavarur të Republikën e Kosovës e cila është nën monitorimin e EULEX-it”, shkruan Ajdari.