
Lidhur me këtë rast sipas burimeve të Shqip.com është bërë e ditur se plagosja ndaj dy zyrtarëve policorë në natën e së shtunës dyshohet se është kryer me revole të Policisë.
Po ashtu sipas burimeve të Shqip.com dyshohet se revolja është dorëzuar gjatë ditës së djeshme me ndërmjetësim te ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Në anën tjetër, Artan Qerkini avokat mbrojtës i Nuredin Lushtakut nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje duke u arsyetuar se ‘rasti është i ndjeshëm dhe se informacionet do te shpalosen tek organet e drejtësisë’.

Gjykata Themelore në Mitrovicë
Është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj./Insajderi.com