PDK, ka lënë shenja të pashlyeshme në histori dhe atë për aferën më të madhe korruptive ndonjëherë në Kosovë, “Pronto” – aferë kjo që sot u “legalizua” nga Gjykata Themelore e Prishtinës – 11 të akuzuarit u shpallën të pafajshëm.
Adem Grabovci, ishte njëri nga më të fuqishmit – që kjo aferë e shpërfaqi.
Fuqia e tij para tri vjetësh dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës u dëshmua me një seri përgjimesh telefonike që i kishte publikuar Insajderi.
Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai kishte punësuar qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme. Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë.
Gjithë këto veprime “shefi” i kishte bërë me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin.
Insajderi pati sjellë një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak.
Dosja e plotë:
Klani “Pronto” korrë fitoren e radhës – dëshmohet drejtësia e kapur