Rasti “Pronto” kthehet në rigjykim

Rasti “Pronto” kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim vendimin e Gjykatës së Apelit për aferën e njohur si “Pronto”.

Apeli më 30 qershor 2020 pati ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi është marrë më 19 prill.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Florent Latifaj, avokat i Grabovcit.

“Po është e vërtetë. Supremja e ka kthyer rastin në rigjykim. Jo në Gjykatën e Shkalles së parë, por në atë të Apelit, pasi kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore”, tha Latifaj./Insajderi.com