Nesër (e premte) do të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë 11 të arrestuarit gjatë aksionit policor “Subvencioni 2021”, i cili u zhvillua të mërkurën, në disa lokacione të ndryshme.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Seanca do të mbahet nesër, paradite, por ora nuk është caktuar ende”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se, Prokuroria Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 11 të arrestuarve.
Ata dyshohen për veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ryshfeti dhe dhënie ryshfeti./Insajderi.com