
Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Insajderi.
Në momentin kur Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e kësaj marrëveshje nga Lëvizja Vetëvendosje, i pranishëm ka qenë vetëm Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.
Konjufca ka kërkuar fjalën nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por që nuk i është dhënë mundësia të flas.
Kjo marrëveshje është arritur në Bruksel në vitin 2015 dhe është ratifikuar vetëm pas tri viteve.