
Me 91 vota pro e një kundër është miratuar projektligji për ekstradimin e personave të dënuar në mes Kosovës e Italisë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se “kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e proceseve gjyqësore në mes dy shteteve”.
Po ashtu ministri tha se me këtë miratim do të thellohet bashkëpunimi në fushën e drejtësisë me Republikën e Italisë.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë në të cilën janë votuar disa projektligje. /Insajderi.com