
Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot është ratfikuar në kuvend marrëveshja për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit (IPA III).
Në lidhje me ratifikimin e kësaj marrëveshje foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se qëllimi i saj është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027”, tha Bislimi.
“Marrëveshja si e tillë përbënë një marrëveshje kornizë, ndërsa për programet vjetore të veçanta do të lidhim marrëveshje financiare veç e veç për secilin program. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre.
Po ashtu ai e ripërseriti se kjo do t’i hapë rrugën Kosovës për të lidhur marrëveshje të tjera për të përfituar nga fondet e BE-së./Insajderi.com