
Ratko Mladiq është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpall fajtor për gjenocid krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë.
Ratko Mlladiq pak më herët është përjashtuar nga seanca në të cilën po lexohet verdikti i Tribunalit ndaj tij për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje.
Ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.
Më parë mbrojtja e Mlladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.