Ratko Mladiq pas gjykimit: Nuk jam i rëndësishëm më unë, por mbijetesa e Republikës Serbe në Bosnje

Ratko Mladiq pas gjykimit: Nuk jam i rëndësishëm më unë, por mbijetesa e Republikës Serbe në Bosnje

I biri i Ratko Mladiq, Darko, është deklaruar lidhur me fjalët të cilat ia ka thënë babai i tij pas rikonfirmimit të vendimit që do të mbesë në burg të përjetshëm për krime dhe gjenocid të kryer gjatë luftës në Bosnjë, transmeton Insajderi.

Darko Mladiq tha se mesazhi i babait të tij tashmë të burgosur përjetësisht, ishte që njerëzit e tij ta ruanin Republikën Serbe në Bosnjë, raporton e përditshmja serbe ‘Kurir’.

“Ratko e di se çfarë mendojnë njerëzit për të. Ai thotë se Republika Srpska duhet të mbrohet dhe se nuk është i rëndësishëm ai, por mbijetesa e Republikës Srpska”, ka thënë Darko.

Ai shtoi se Ratko ishte veçanërisht mirënjohës ndaj Presidentit të Këshillit Gjyqësor, i cili kishte një mendim të veçantë në vendim.

“Ai dukej mirë kur e vizitova. Ai u mbajt nga adrenalina, ne do të shohim se si do të ndikojë e gjitha në shëndetin e tij në ditët në vijim. Njerëzit kanë parë përmes qëllimit të tyre, asnjë forcë nuk mund të detyrojë një gënjeshtër të bëhet e vërtetë dhe Ratko e di atë”, shtoi më tej djali i tij.

Dhoma e Apelit e Mekanizmit për Gjykatat Penale në Hagë dha sot një vendim të shkallës së dytë Ratko Mladiq, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm. /Insajderi.com