
Qytetarët e Republikës së Kosovës sot do ta kenë mundësinë e dytë për t’i votuar ata që vlerësojnë se duhet ta udhëheqin komunën e tyre në katër vjetët e ardhshme.
Janë 19 komuna në gjithë Kosovës të cilat sot do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Kjo për shkak se rezultati i raundit të parë nuk i nxori fitues asnjërin prej garuesve me vota të mjaftueshme sa për ta udhëhequr komunën.
Gjatë kohës nga raundi i parë e deri para heshtjes zgjedhore, janë bërë shumë koalicione nëpër këto komuna. Disa prej tyre kanë qenë mjaft të habitshme, marrë parasysh ‘armiqësinë’ në nivel qëndron./Insajderi.com