
Kryetari i Komunës së Drenasit ka reaguar ashpër duke e kërcënuar asamblistin e Nismës Socialdemokrate, Vehbi Berishën gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë të kuvendit komunal, raporton Insajderi.
Berisha në një prononcim për Insajderin ka sqaruar ngjarjen që ka ndodhur mes tij dhe Lladorvcit. Ka thënë se fjalët ofenduese dhe degradimi që kryetari i komunës po përpiqet tu bëjë asamblistëve ka detyruar atë të reagon.
Ka thënë se reagimi i tij erdhi pasi Lladrovci i tha një asamblistit ‘mos rrej’. Sipas tij Lladrovci fjalë ofenduese dhe degraduese po përdorë vazhdimisht në kuvendin komunal të Drenasit.
“Me thënë të drejtën Lladrovci po përdor shpesh fjalë ofenduese, fyese, degraduese pavarësisht se gjendemi Kuvendin e Asamblesë së Drenasit dhe fatkeqësisht shpesh herë edhe nuk po publikohen të gjitha ato fjalë që ai po i përdorë”.
“Ngjashëm ndodhi edhe sot kur unë reagova për shkak se iu drejtua një asamblisti duke i thënë ‘mos rrej’ për shkak se sot po i ndodh dikujt tjetër nesër mundët me na ndodhë të gjithëve për këtë arsyeja edhe reagova. Madje kjo shprehje e tij është më e pakta çfarë ai thotë në mbledhjen e kuvendit komunal”, ka deklaruar Verisha për Insajderin.
Berisha ka thënë se fjalët e Lladrovcit nuk i ka marrë si kërcënim, i cili i tha Berishës “mos shaj se të ngrehi zhag”. Ka thënë se është ndier keq që ka hyrë në këtë debat me Lladrovcin duke mohuar se e ka ofenduar Lladrovcin.
“Ai [Lladrovci] më tha në atë kuptimin që thuaj çka të duash po vetëm mos më shaj, jo që kam sha unë ndonjëherë sepse nuk bie asnjëherë në atë nivel por i ndjeva keq që hyra në këtë debat me të e lëre më ta ofendoj që nuk mund të ndodhë kurrë”, ka thënë Berisha për Insajderin./Insajderi.com
“Mos shaj se të ngrehi zhag” – kërcënimi i Lladrovcit ndaj asamblistit të Nismës