Pas reshjeve të shiut ka pasur vërshime në Komunën e Deçanit.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka treguar për gjendjen pas vështirësimit të gjendjes shkak i reshjeve të shiut.
“Pas reshjeve të mëdha të shiut sot një pjesë e territorit të Komunës së Deçanit është̈ përfshirë̈ nga vërshimet; sidomos fshatrat Prilep, Baballoq, penda e lumbardhat afër restorant Lumbardhat dhe disa pjesë tjera të Komunës”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ai tha se “Duke e parë gjendjen në teren, menjëherë̈ është̈ mobilizuar Njësiti Emergjent, sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, Kompanitë̈ Lika dhe Infra Plus si dhe faktor të tjerë”.
“Komuna gjithmonë̈ është̈ e gatshme të iu dal në ndihmë qytetareve të Deçanit”, përfundoi reagimi. /Insajderi.com