Reagimi i Pacollit pasi shitësit të cigareve ia djegën duart: U trishtova

Reagimi i Pacollit pasi shitësit të cigareve ia djegën duart: U trishtova

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj veprimit të disa personave të cilët shihen duke ia vënë flakën në duar një shitësi të cigareve, në një kafene në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Bacolli është shprehur se bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm, ndërsa ka shtuar se nga pamje të tilla është trishtuar.

Më tej, i pari i AKR-së ka porositur personat që janë përfshirë në rast që anjëherë të mos e trajtojnë askënd në atë mënyrë.

“Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë!”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.com