Reagimi i parë i Veliut pasi u emërua koordinator për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pasi është emëruar koordinator për luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Reagimi i parë i Veliut pasi u emërua koordinator për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka komentuar për herë të parë emërimin e tij në pozitën e koordinatorit nacional për luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Në një postim në Facebook, Veliu tha se me gjithë kapacitetin personal dhe profesional do të mundohet ta bëjë më të mirën në këtë fushë që sipas tij ka shumë rëndësi për vendin.

“Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Veliu .

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se për këtë pozitë, Veliu nuk do të ketë pagë shtesë e as staf të veçantë. /Insajderi.com/