“Po ku bon bre ministër"

Reagimi i Partisë Fjala: Edhe emrin Selim edhe ta procedosh Ligjin për martesa të njëjta, s’shkon

Gëzim Kelmendi: “O Ramush Haradinaj, a po e din çka po bon ky ministri yt, Selimi?”.

Reagimi i Partisë Fjala: Edhe emrin Selim edhe ta procedosh Ligjin për martesa të njëjta, s’shkon

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka bërë një ndërlidhje interesante për ta kundërshtuar qëndrimin e ministrit të Drejtësisë pro martesave të gjinisë së njëjtë.

Sipas Kelmendit, ministrit, që emrin e ka Selim dhe mbiemrin Selimi, ia parandalon vetë emri, që të jetë pro këtij ligji.

Ky reagim i Kelmendit, vjen pasi Selimi ka deklaruar se është duke përfunduar procedurat për Kodin Civil ku parashihet martesa mes gjinisë së njëjtë.

Ky ministër e ka një emër shumë të mirë me bazë islame. Por ky ministër po shkelë mbi parimet islame, po shkelë mbi traditën shqiptare. Po ky ministër paska vendosë me koritë edhe veten, edhe emrin edhe shtetin”, shkruan Kelmendi.

Dhe vazhdon: “Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruaja me grua. A nuk po të mjafton ministër që ka ra nataliteti në Kosovë, tash po don edhe ma shumë me shkatërruar familjen kosovare”.

Kelmendi më pas i drejtohet kryetarit të AAK-së, parti nga e cila vjen Selimi.

O Ramush Haradinaj, a po e din çka po bon ky ministri yt, Selimi?”.

“Nëse ke pak xhelozi për traditën shqiptare, ndale këtë ministrin tënd se po don me shkatërruar këtë vend. Nëse ti Ramush nuk e ndalë këtë ministër, atëherë edhe ti je përgjegjës për këto martesa dhe për shkatërrimin e popullatës”.

“Edhe Hashimi, edhe Albini iu kanë dhënë hapësirë dhe promovim shumë të madh këtyre mes të njëjtës gjini”.

“Ramush, mos u bën si Hashimi e Albini, trego burrëri , trego vendosmëri dhe mos e lejo këtë ministrin tënd të na shkatërroj familjen dhe shtetin tonë që është i ngritur mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve”.