Reagimi i presidentit Thaçi për tërmetin në Kosovë

Reagimi i presidentit Thaçi për tërmetin në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot në mbrëmje se i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Thaçi, në një njoftim publikuar në Twitter, ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.

Tërmeti që ndodhi në afërsi të Leposaviçit të mërkurën regjistroi magnitudë prej 3.9 shkallë të rihterit. /Insajderi.com