Reagimi i Thaçit kur pyetet nëse ka rënë pre e përgjimeve nga komedianët rusë

Reagimi i Thaçit kur pyetet nëse ka rënë pre e përgjimeve nga komedianët rusë

Hashim Thaçi buzëqeshi para se t’i përgjigjej një pyetjeje të gazetarëve lidhur me komedianët rusë të cilët e mashtruan kryeministrit e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të cilin bashkëbiseduan në telefon.

Pas takimit që Thaçi zhvilloi sot me shefen në largim të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se mashtruesit rusë kanë tentuar ta përgjojnë edhe atë, por që nuk ia kanë arritur.

“Ta them të drejtën, mashtruesit kanë tentuar të lidhen edhe me zyrën time, por është fat që në Presidencë ka pasur kujdes maksimal dhe theksoj se kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua para shtatë muajsh ka dështuar”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi po ashtu tregoi se mbrëmë ka folur në telefon me Zoran Zaev dhe se kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka sqaruar atij bisedën që ka pasur me mashtruesit rusë.

“Zaev ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e lanë thirrur në telefon janë gjëra të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk k asnjë fakt, asnjë evidencë, asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashethemet lokale dhe ndërkombëtare. E në të njëjtën kohë në veçanti nga thashethemet e prezantuara dhe lajmet e rrejshme të gazetës ‘Sputnik’”, deklaroi Thaçi.