Reagimi i Veselit për policët e zhdukur në Lepenc

Reagimi i Veselit për policët e zhdukur në Lepenc

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar në lidhje me zhdukjen e dy policëve të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se ky është një lajm i dhimbshëm.

“Aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë. Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth. Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve”, ka shkruar Veseli.

Mbrëmë  dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë. /Insajderi.com