Reagimi i PDK-së ndaj Agim Bahtirit

Reagimi i PDK-së ndaj Agim Bahtirit

Dega e PDK-së në Mitrovicë ka reaguar përmes një komunikate, për një lajm që sipas kësaj partia, e ka lanësuar Agim Bahtiri i AKR-së nga frika e humbjes.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përgënjeshtron lajmin e lansuar nga Agim Bahtiri, për gjoja identifikimin e një gruaje në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë, duke dalë nga kabina e votimit me dy fletëvotime të vulosura, njëra prej të cilave kinse ishte e mbushur për PDK-në, ndërsa tjetra e zbrazët”, thuhet në komunikatë.

PDK konsideron se kjo është shpifje nga Bahtiri.

“Kjo është një shpifje e radhës e AKR-së dhe Agim Bahtirit në Mitrovicë, duke qenë se ata e kanë kuptuar humbjen prandaj janë në panik. Ne i ftojmë organet përkatëse që të marrin masa ndaj shpifësve, të cilët janë duke u përpjekur që të prishin procesin e rregullt zgjedhor që po zhvillohet në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.