Reagimi i Serbisë për heqjen e fletëarrestit nga INTERPOL-i për Haradinajn

Reagimi i Serbisë për heqjen e fletëarrestit nga INTERPOL-i për Haradinajn

Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate ka njoftuar se ka bërë një ankesë ndaj vendimit të Interpolit që hoqi nga lista e të akuzuarve Ramush Haradinajn dhe 17 persona tjetër.

“Në mënyrë për të kontrolluar listën ndërkombëtare të kërkuarve në Lyon (në selinë e Interpolit) ka miratuar ankesën e UNMIK-ut dhe 1 dhjetor 2017 vendosi që Interpol nuk do t’i trajtoj më këto urdhër arrest  të Serbisë”, ka thënë Ministria e Brendshme serbe në një deklaratë.

Më tej është njoftuar se Serbia ka bërë një ankesë kundër vendimit të Interpolit se për heqjen e Haradinajt nga kjo listë dhe 17 personave tjerë, të cilat Serbia i ka akuzuar për krime lufte.

MPB gjithashtu tha se do të dërgojë një ankesë zyrtare për rishqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Krimeve të Luftës që bashkërisht të apelojnë vendimin e Interpolit, shkruan Indeksonline.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk mori njoftim nga Interpoli për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn, tha Beta më herët sot duke cituar komunikatën.