Reagojnë mediat serbe pas triumfit të Nora Gjakovës, “E ashtuquajtura Kosovë fiton një tjetër medalje olimpike”

Reagojnë mediat serbe pas triumfit të Nora Gjakovës, “E ashtuquajtura Kosovë fiton një tjetër medalje olimpike”

Suksesi i xhudisteve kosovare nuk po lë pa u komentuar as nga mediat serbe, shkruan Shqip.com

Ata vazhdojnë t’i referohen Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë” dhe “shteti i vetëshpallur i Kosovës”.

“E ashtuquajtura Kosovë fitoi një tjetër medalje të artë”, kështu shkruan mediumi serb, B92.

Nga ana tjetër, Novosti, medium nga i njëjti vend, shkruan se “Kjo është pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike për një shtet të vetëshpallur”.

Ndërsa, Radio televizioni i Serbisë, ndali transmetimin gjatë ndeshjes finale të Nora Gjakovës kundër xhudistet franceze, Sarah Leonie Cysique.

Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi.