Reagojnë nga EULEX: Nuk po bastisen zyrat e PDK-së

Reagojnë nga EULEX: Nuk po bastisen zyrat e PDK-së

EULEX ka reaguar ndaj raportimeve se po bastiset zyra e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, njofton Insajderi.

Gjatë paradites së sotme, njësi të shumta policore të EULEX kanë bastisur shtëpinë e Hashim Thaçit, banesën e Kadri Veselit, e atë të Rexhep Selimit.

Derisa po bëheshin bastisjet në këto lokacione, u raportua edhe për bastisje në zyrat e PDK-së, për çka nga EULEX thuhet se nuk gjenden në zyrat e këtij subjekti politik.

“EULEX nuk gjindet në zyrat e PDK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

❗❗Disinformation alert ❗❗

EULEX is not at the PDK offices in Pristina.

❗️❗️Vëmendje❗️Dezinformatë❗️

EULEX nuk…

Posted by EULEX Kosovo (Official) on Friday, November 6, 2020

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, i cili për KP tha se në PDK nuk ka pasur kurrëfar bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

“Nuk ka bastisje në PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, tha Ismaili. /Insajderi.com