Reagojnë nga VV: Thaçi nxitohej t’ia dërgonte nga dy letra në ditë Kurtit, tash po hesht

Reagojnë nga VV: Thaçi nxitohej t’ia dërgonte nga dy letra në ditë Kurtit, tash po hesht

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova nuk ka fare president dhe se Thaçi është aty vetëm për të shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Thaçi nxitohej t’ia dërgonte nga dy letra në ditë kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, kurse tash po hesht e po pret.

“Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti. Çka u bë tash që po heshtin e po presin?? Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar Nagavci.