Shkollat e Gulenit në Kosovë reagojnë pas kërkesës së Turqisë për mbylljen e tyre

Shkollat e Gulenit në Kosovë reagojnë pas kërkesës së Turqisë për mbylljen e tyre

Qendra Arsimore Gulistan, e cila është një nga degët e Lëvizjës së Gulenit – klerikut turk që ka një sistem të gjërë arsimor në botë – ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për mbylljen e shkollave të tyre në Kosovë, pasi “ato janë themeluar me lejen e institucioneve përkatëse.”

Sipas Qendër Arsimore Gulistan, e cila ka nën mënagjim gjashtë qendra arsimore, përfshirë shkolla fillore, të mesme dhe çerdhe, shkollat e Gulenit veprojnë në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës.

“Kolegjet “Mehmet Akif” janë  themeluar me lejen e institucioneve përkatëse dhe licencuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Si çdo institucion tjetër në Kosovë ne zbatojmë me përpikëri legjislacionin përkatës ne fuqi në ushtrimin e aktivitetit tonë  edukativo-arsimor”, thuhet në reagimin e tyre, njofton Insajderi.

Një ditë më parë, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç ka thënë se Turqia i ka bërë një kërkesë qeverisë së Kosovës për shkollat e Gulenit, për të mbyllur veprimtarinë e tyre në Kosovë. /Insajderi.com