Reagon Agim Bahtiri për vaksinimin e serbëve në Veri

Reagon Agim Bahtiri për vaksinimin e serbëve në Veri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas informacionit se serbët në veri të Mitrovicës së Veriut po vaksinohen me vaksinën kundër Covid-19, ‘Pfizer’, me të cilën po furnizohen nga Serbia, njofton Insajderi.

Bahtiri ka thënë se Serbia nuk duhet lejuar të shkelë në sovranitetin e vendit, teksa ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë Hoti.

Ai rikujtoi edhe kohën kur, përgjatë qeverisë Kurti, u futën teste të paligjshme nga Serbia për diagnostikimin e Covid-19, për të cilat pati reagime të shumta.

I pari i Mitrovicës ka kërkuar që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, të cilave iu është referuar si “të jashtëzakonshme”./Insajderi.com