Reagon Ahmeti: Autobusi nuk është prishur, por ka edhe garancion

Reagon Ahmeti: Autobusi nuk është prishur, por ka edhe garancion

Njërit nga autobusët e rinj të Trafikut Urban në Prishtinë i doli problem me rrjedhjen e vajit, por kryetari i Komunës së Prishtinës ka refuzuar ta quaj këtë defekt të autobusit si prishje.

Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “asnjë autobus nuk është prish sot”.

Ahmeti shkruan se edhe po të ndodhte, edhe po të prishej ndonjë autobus, nuk do të ishte problem se të gjithë janë me garancion.

“Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo”, ka shkruar i pari i Prishtinës. /Insajderi.com