Reagon Aliu pas dyshimeve për keqpërdorime në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq

Reagon Aliu pas dyshimeve për keqpërdorime në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq

Pas publikimit të Auditorit nga Ministria e Financave për procesin e shpronësimeve në rrugën Kijevë-Zahaq, në kohën e Qeverisë Haradinaj, ka reaguar ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se, “ky është vetëm fillimi”.

Sipas tij, borxhi i shtetit për shpronësime, në fillim të vitit ka qenë 182 milionë euro.

Ndërsa, ka thënë se ka raste të shumta të shpronësimit përtej nevojave të projekteve të ndryshme, duke specifikuar “autostradat”. Ka bërë të ditur se për 6 muaj është rritur për 7 milionë euro shifra e borxhit të shtetit për shpronësime.

“Procesi i shpronësimeve në vend ka shkaktuar telashe të mëdha. Në konferencën e djeshme u fol për parregullsitë e gjetura, për ndryshimet e parregullta e ku është përmendur edhe vlerësimi i pronave ndaj njëra-tjetrës”, ka pohuar ministri.

“Procesi i shpronësimit sot përbën një nga sfidat më të vështira. Kemi rrugë të realizuara për të cilat sot Kosova përballet në gjykata e që janë mbi 12. Në fillimi të këtij viti borxhi i shtetit ka qenë 182 milionë euro lidhur me shpronësimet, vetëm gjashtë muajt e fundit ky borxh është rrit për shtatë milionë euro dhe po vazhdon”.

Ndërsa, për marrëveshjen e Uashingtonit për autostradën e Paqes, është shprehur se për këtë proces Kosova ka hyrë në obligime të mëdha, por që do të përfundojë./Insajderi.com