Reagon anëtari i Kryesisë së LDK-së, sulmon Vetëvendosjen

Reagon anëtari i Kryesisë së LDK-së, sulmon Vetëvendosjen

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje pas takimit që përfundoi pa marrëveshje të hënën.

Dushi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po lëshon pe për interesa personale të individëve brenda saj.

“Merre me më sa duhet me qenë naiv për me provu me ia ‘shitur’ afër dy milion shqiptarëve se dy subjekte nuk po merren vesh sepse, njëra nuk po lëshon pe për ‘interesa personale’ të individëve brenda saj, e tjetra për interesa të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Dushi.

Gjatë ditës së sotshme LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje patën një takim dy orësh. Por, pas takimit asnjë zyrtar nuk doli të flas për media.

Megjithatë, të dy partitë konfirmuan se marrëveshja nuk është arritur.

LDK dhe LVV janë pajtuar që të martën të takohen sërish me ndërmjetësimin e ambasadorëve të Kuintit.