Reagon anëtarja e AKR-së: Duhet ndaluar degradimi i Liqenit të Badovcit

Reagon anëtarja e AKR-së: Duhet ndaluar degradimi i Liqenit të Badovcit

Ish-deputetja e Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, ka deklaruar se Liqeni i Badovcit, është duke u degraduar dhe si i tillë, duhet mbrojtur përmes ‘dorës’ së shtetit.

Ajo përmes Facebook ka thënë se institucionet përkatëse duhet të vëhen në mbrojtje të kësaj pjese ku përveç të vetmit burim të ujit, me të cilën furnizohen qytetarët e vendit, duhet menduar më shumë edhe tek ndotësit e ujit si pasojë e çfarëdo ndërtimi.

“Me ligjin aktual dhe udhëzimet administrative që përcaktojnë qartë mbrojtjen sanitare të burimit të ujit, asnjë objekt nuk mund të ngritet përreth Liqenit të Badovcit. Shteti duhet të tregojë grushtin të mos lejojë degradimet. Sot liqeni i Ujmanit është më i mbrojtur se sa Badovci. Nëse fillon një kompleks ndërtimi atëherë kjo do të jetë arsyeja edhe shumë ndërtimeve tjera deri në shkatërrimin e plotë të liqenit të Badovcit. Komuna duhet menjëherë të evidentojë gjithë pronën publike e të mos lejojë tjetërsimin e saj në pronë private përmes rrugëve ilegale. Prandaj të mos lejojmë në asnjë mënyrë degradimin në çfarëdo forme të këtij liqeni”, ka shkruar Selmani.