
Zëvendësdrejtori i Telekomit, Arsim Ramadani, ka reaguar në lidhje me përleshjen me armë mbrëmjen e kaluar, shkruan Insajderi.
Ramadani përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se nuk është i përfshirë në rast dhe ka shtuar se është i hapur të deklarohet lidhur me rastin.
“Unë jam i hapur që të flas e të deklarohem por kërkoj edhe njëherë raportim të sakt dhe jo tendecioz sikur është bërë sot.Me respekt. Arsim Ramadani”, ka shkruar ai.