Pasi qe i ‘u lakua emrin se kreu i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, është njëri nga kandidatët që mund ta zëvendësojë presidentin aktual, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ta përfundojë mandatin, ka reaguar vetë Pacolli, njofton Insajderi.
Pacolli në një postim në rrjetin e tij social, në Facebook, ka shkruar se “Kosova e ka Presidentin e saj kushtetues. Çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet”.
Në lidhje me çështjen e presidentit të ardhshëm, janë hedhur në publik zëra të ndryshëm, ku po lakohen emra të përveçëm, si dhe parti nga të cilat mund të del presidenti i ardhshëm./Insajderi.com