Akuza politike

Reagon Bilall Sherifi i NISMA-së: Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit skandaloze

Ka reaguar edhe zyrtari i lartë e NISMA-së për Kosovën, Bilall Sherifi. Ai e ka quajtur skandaloze akuzën e gjykatës speciale.

Reagon Bilall Sherifi i NISMA-së: Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit skandaloze

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ka reaguar zyrtari i NISMA-së Bilall Sherifi, i cili ka thënë “se ky vendim për akuzë ndaj Thaçit dhe Veselit është dëshmi e qartë se kjo ngrehin e ashtu quajtur Gjykatë Speciale është e krijuar për qëllime të qarta politike”, njofton Insajderi.

“Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të specializuara doli me një qëndrim skandaloz duke paragjykuar vendimin e Gjykatës Speciale ende pa u miratuar aktakuza. Ky qëndrim politik i prokurorisë speciale që lëshon deklaratë të tillë është dëshmi e pakontestueshme se tërësia e strukturave të të ashtuquajturës Gjykatë Speciale nuk është asgjë tjetër, pos një ngrehinë politike me qëllime të qarta politike”. /Insajderi.com