Reagon Daut Haradinaj pasi u kap mat duke pirë cigare brenda në kuvend

Reagon Daut Haradinaj pasi u kap mat duke pirë cigare brenda në kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka folur pasi që u kap mat nga kamerat duke pirë duhan brenda ambientit të sallës së Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se aty është vend ku lejohet pirja e cigares.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj.