Reagon edhe Eqrem Kryeziu për humbjen e LDK-së në Podujevë

Reagon edhe Eqrem Kryeziu për humbjen e LDK-së në Podujevë

Humbjen e djeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet komunale për kryetar të Podujevës, e ka komentuar edhe një ish anëtar i njohur i kësaj partie, Eqrem Kryeziu, njofton Insajderi.

Kryeziu i cili njihet për satirën e tij thumbuese, këtë radhë ka zgjedhur që këtë gjë ta bëjë duke e cituar filozofin kinez Konfuci.

Ai këtë thumbim e ka drejtuar në adresë të udhëheqësve të LDK-së, Isa Mustafës dhe Agim Veliut.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeziu ka shkruar “Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë”./Insajderi.com