Reagon Enis Qerka: Njerëz të papërgjegjshëm po më bëjnë gjykim publik

Reagon Enis Qerka: Njerëz të papërgjegjshëm po më bëjnë gjykim publik

Këshilltari i jashtëm tashmë i shkarkuar i ministrit të Drejtësisë, Enis Qerka, ka reaguar pas largimit të tij nga pozita e këshilltarit, meqë u raportua në media se ai ishte akuzuar për trafikim me substance narkotike, njofton Insajderi.

Qerka me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se po i bëhet gjykim publik për akuzat që siç ka thënë ai “drejtësia e ka shpallur të pafajshëm”.

“Gjykim publik.E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje për një rast për te cilin të gjithë janë në dijeni se nuk kam qenë i përfshirë dhe ka një vendim te drejtësisë. E frikshme kur edhe në rastet kur organi i drejtësisë e dëshmon pafajësinë mediat e njerëz te papërgjegjshëm ne ketë vend ta bejnë gjykimin publik”, ka shkruar në reagimin e tij Qerka.

Këshilltari tashmë i shkarkuar i ministrit Selim Selimi, ka paralajmëruar se secilin rast do ta ndjek përmes rrugëve ligjore.

Postimi i tij i plotë pa redaktime:

Gjykim publik

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise.

E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.

Secilin tast do ta ndjeki ne rruge ligjore.

Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike. /Insajderi.com

Gjykim publik

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast…

Posted by Enis S Qerka on Tuesday, October 6, 2020