Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se çështja e kishës Shën Sofia është çështje vetëm e Turqisë, njofton Insajderi.
“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme”, tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.
Në një intervistë për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sophia .
Presidenti turk, tha se vendimi për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë”.
Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”.
“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin”, tha Rexhep Tajip Erdogan.
“Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë.”
Një nga zërat më të njohur që ka kritikuar iniviativen e Erdoganit për ta shndërruar Hagia Sophia në Xhami, ka qenë edhe shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk. /Insajderi.com