Reagon Fadil Lepaja pasi Molliqaj tha se ai e rekrutoi Konjufcën në SHIK

Reagon Fadil Lepaja pasi Molliqaj tha se ai e rekrutoi Konjufcën në SHIK

Pas fjalimit të Dardan Molliqajt në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku tha se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK nga viti 2000-2001 dhe se rekrutimin e tij e ka bërë Fadil Lepaja, ka reaguar ky i fundit.

Lepaja thotë se asnjëherë nuk ka qenë pjestar e as bashkëpuntor i SHIK-ut.

“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”: “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës”

“Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem”, thotë Lepaja.