Familja e 22-vjeçarit që u vra sot në Bresalc: Nuk dimë asgjë, ai ka qenë djalë i urtë

Familja e 22-vjeçarit që u vra sot në Bresalc: Nuk dimë asgjë, ai ka qenë djalë i urtë

Familja e 22-vjeçarit, Fatlind Arifi, i cili u vra sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, kanë reaguar pas vrasjes së të birit të tyre të shtunën në mbrëmje.

Ata kanë thënë se nuk e dinë saktë çfarë kanë ndodhur.

“Nuk e dimë se çka ka ndodhë. Fatlindi doli si çdo natë tjetër. E sot na u kthye në arkivol. Nuk dimë asgjë nuk dimë”, thonë nga familja e të ndjerit për Express.

Një kushëri tjetër i viktimës e përshkruan Fatlindin si djalë të qetë dhe jo problematik.

“U kanë i urtë. Kurrë sherr nuk ka pas më askënd. Njihet si djalë punëtor. Janë mundu shumë ai bashkë më babën e tij për me ba punë të mira’, thotë kushëriri i të ndjerit.

Fatlindi bashkë me babanë e tij Ganiun, kishin kohë qe punoni bashkë në një vend të njëjtë të punës. Ganiu, punonte si rojë e Fatlindi si zhytës në pishinën e Bresalcit.

Por sipas shokëve të viktimës dhe dorasit e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

“Jemi kanë tu ndejtë. Liridoni veç ka dashtë me ja kallxu armën’, thonë disa fshatarë të Bresalcit të cilët tregojnë se ishin në vendin e ngjarjes.