Reagon Haradinaj pas deklaratave të Saviq: Nuk jam pjesë e asnjë procesi gjyqësor

Reagon Haradinaj pas deklaratave të Saviq: Nuk jam pjesë e asnjë procesi gjyqësor

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të një avokati nga Serbia i cili ka thënë se ish-kryeministrit “i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Tutje ai ka shtuar se e ka mbrojtur në të kaluarën me dinjitet luftën e UÇK-së dhe se do të vazhdojë t’i mbrojë vlerat e luftës dhe më tej.

“Të dashur qytetarë, disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor. Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtet”.

Deklaratën për Haradinajn e ka dhënë sot avokati serb, Pregrad Saviq. Ai po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK-së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online./Insajderi.com