Reagon Hoti: Ligji është obligativ edhe për Agron Mustafën

Reagon Hoti: Ligji është obligativ edhe për Agron Mustafën

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Nisma, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.

Mustafa një ditë më herët kishte deklaruar se Hoti, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave, kërkuar miliona për dividendë jashtëligjshëm, sipas tij në kundërshtim me Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare.

Për këtë, Hoti përmes një statusi në Facebook thotë se “në vitin 2016 dhe 2017, Telekomi nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit, ndërsa në vitin 2015 ka paguar pjesërisht”.

“Ligji për Buxhetin e Kosovës, i miratuar në Kuvend, ka paraparë shumën e caktuar të devidentës që duhet të paguajë Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti shtoi se “ligjet e Kuvendit janë obligative për të gjithë pa dallim, duke përfshirë edhe Agron Mustafën”. /Insajderi.com