Reagon IKShPK-ja: Mos i dezinformoni qytetarët – Avdullah Hoti e ka lajmëruar me kohë infektimin e tij

Pas shumë polemikave e akuzave mes partive politike dhe individëve të caktuar brenda partive, në lidhje më supozimin se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkelur rregullat kohore në lidhje me testimin e tij dhe janë diskriminuar qytetarët, si kundërpërgjigje, ka reaguar vetë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Reagon IKShPK-ja: Mos i dezinformoni qytetarët – Avdullah Hoti e ka lajmëruar me kohë infektimin e tij

Në një njoftimin e IKSHPK-se, fillimisht bëhet thirrje qe mos të dezinformohen qytetarët, sepse kjo ndikon keq edhe në aspektin psikik të njerëzve, njofton Insajderi.

Në lidhje me akuzat ndaj mënyrës dhe kohës se si është testuar kryeministri Hoti, IKSHPK, në njoftimin e tij publik është shprehur së janë të pa vërteta lajmet se janë bërë favorizime.

“Virusi nuk njeh kategori profesionale, etnike e as gjinore, të gjithë mund të infektohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Sa i përket kohës se kur është lajmëruar kryeministri Hoti, dhe se a ka shkelur ndonjë masë duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve, IKSHPK, përsëri ka potencuar se testimi i kryeministrit është në përputhje të plotë me standardet dhe se e ka lajmëruar me kohe rekorde infektimin e tij me Covid-19”.

Ky reagim i IKSHPK-së vjen pas një sërë akuzash mes politikanëve duke e komentuar mënyrën dhe kohen e testimit të Avdullah Hotit./Insajderi.com