Këshilltari i Ramush Haradinajt, Selim Selimi ka delaruar se padia e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës ndaj Haradinajt është diversion politik prej problemeve reale, shkruan Insajderi.
Selimi përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se përmes padisë, nuk ka nevojë t’i ndihmohet Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në zgjedhje.
“Ashtu si e humbi betejën politike do t’a humb edhe atë juridike. Prej #Konispoli deri në #Vërmosh ju kemi vëllezër e motra!”, ka shtuar ai.
Padia e @ediramaal ndaj @haradinajramush është një diverzion politik prej problemeve reale. Nuk ka nevojë që me padi t’i ndihmohet @avucic në zgjedhje. Ashtu si e humbi betejën politike do t’a humb edhe atë juridike. Prej #Konispoli deri në #Vërmosh ju kemi vëllezër e motra!
— Selim Selimi (@selim_selimi) January 24, 2020