Labinot Tahiri mohon kandidimin me PAN-in në Ferizaj

Labinot Tahiri mohon kandidimin me PAN-in në Ferizaj

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka reaguar ndaj raportimeve të mediave se ai “do të jetë kandidat i AKR-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.”

Tahiri, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se “kjo është një rrenë e kulluar” dhe se AKR do të hy e vetme në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

“A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ‘ Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam’lin). Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka treguar se në degën e AKR-së në Ferizaj janë diskutuar emrat e mundshëm, duke e lënë të hapur mundësinë që ai të garojë për kryetar të Ferizajt nga AKR.

“Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar. Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq.  Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com