Gjykatë e padrejtë

Reagon Limaj: Kjo s’ka të bëjë me drejtësinë

Lidhur me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit ka reaguar dhe kreu u NISMA-së. Ai thotë se kjo nuk është drejtësi. Është montim politk kundër UÇK-së.

Reagon Limaj: Kjo s’ka të bëjë me drejtësinë

Në profilin e tij në Facebook, ka reaguar Fatmir Limaj në lidhje me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit të bëra sot nga prokuroria e Dhomave të Specializuara, i cili ka thënë se “kjo gjë s’ka të bëjë me drejtësinë, siç nuk kanë qenë edhe proceset e mëparshme kundër krerëve të UÇK-së”, njofton Insajderi.

“Kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë”.

Më pas ai ka shtuar se “me këtë formë të akuzës së bërë nga Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara është shkelur rregullorja dhe ligji sipas të cilës funksionon kjo gjykatë”. /Insajderi.com