Reagon Lutfi Haziri: Zgjedhja e presidentit kalon ka zyrat e LDK-së

Reagon Lutfi Haziri: Zgjedhja e presidentit kalon ka zyrat e LDK-së

Ka reaguar përsëri nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në lidhje me spekulimet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, njofton Insajderi.

Haziri në profilin e tij në Facebook, e ka përsëritur qëndrimin e tij të njohur tashmë “Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së”, është shprehur ai.

Haziri gjithashtu ka shtuar se ky pretendim i tij është i bazuar te fakti se “kështu ka kaluar në zyrat e LDK-së edhe përzgjedhja e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit”.

Çështja e presidentit të Kosovës kohëve të fundit është hapur si temë diskutimi, pasi që presidenti aktual, Hashim Thaçi, nga njëra anë mund të shkojë në procesin e gjykimit nga ana e Gjykatës Speciale, si dhe nga ana tjetër, në shkurtin e vitit që vjen, mandati i tij përfundon.

Deri më sot, pretendime të hapura për ta zëvendësuar Thaçin, ka shprehur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj./Insajderi.com