Reagon Ministria e Mjedisit për mbytjen e ariut

Reagon Ministria e Mjedisit për mbytjen e ariut

Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve kishte dhënë autorizim për vrasjen e ariut të Prizrenit.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Leutrimi Sahiti, nga kjo ministri, ka deklaruar përmes Facebook se ariu nuk do të mbytet.
“Ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë menyrë nuk do të lejohet të vritet.” – ka shkruar Sahiti.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.