![Reagon motra e vëllezërve të vrarë Haklaj për ekzekutimin e Qerim Kelmendit në Pejë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/haklaj-730x440.png)
Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit dje në Pejë, i cili ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.
Haklaj e ka ngushëlluar vëllaun e Qerim Kelmendit, Ibrahimin, përmes një postimi në profilin e tij.
“Ngushllime per Qerim Kelmendin! Zoti ju Forcoftë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Pushoftë në paqe Qerim Kelmendi. Lavdi jetës dhe veprës së tij Heroike, do të jetë i pavdekshëm”, ka shkruar ajo.
Qerim Kelmendi ndryshe ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit, i vrarë në rrethana misterioze.
Në lidhje me vrasjen e Ilir Konushevcit kishte folur edhe vetë Zylfija në njërin nga dokumentarët e transmetuar së fundmi për familjen Haklaj.