Ivica Daçiq sot ka falënderuar Algjerinë për mos-njohjen e Kosovës, një ditë pasi Grenell tha se ka marrë zotim nga Serbia për ndaljen e çnjohjeve. Për këtë ka reaguar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar vazhdimin e fushatës së Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka falënderuar Algjerinë për qëndrimin siç e ka quajtur ai “parimor” për mos-njohjen e Kosovës si shtet.
Emisari i Trump-it, Richard Grenell ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington për datën 27 Qershor duke thënë se ka marrë zotim nga Serbia se do ta ndalë fushatën për çnjohje kundër Kosovës. Një zotim i shkelur menjëherë nga Daçiq.
“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter”.
Vjosa Osmani do të zhvillojë takim me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili do ta ketë vizitën e tij zyrtare në Kosovë. /Insajderi/