Reagon Pacolli: Serbia prodhon “fake news” për tërheqje të njohjeve

Reagon Pacolli: Serbia prodhon “fake news” për tërheqje të njohjeve

Mediat serbe pak më parë kanë shkruar se Guinea Bissau ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar Minstri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, me anë të një statusi në Facebook, duke thënë se përderisa Serbia prodhon lajme te rreme, Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin e vet në këtë shtet.

Postimi i Plotë i Pacollit:

Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake news”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.
Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake news” që i shkruajn vet dhe pastaj i lexojn ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet.
Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë.